Faik Konica
Leona Zullufi
Created on December 28, 2022
Over 30 million people build interactive content in Genially.
Check out what others have designed:
BRANCHES OF U.S. GOVERNMENT
Presentation
TAKING A DEEPER DIVE
Presentation
WWII TIMELINE WITH REVIEW
Presentation
SPANISH: PARTES DE LA CASA WITH REVIEW
Presentation
QUOTE OF THE WEEK ACTIVITY - 10 WEEKS
Presentation
HISTORY OF THE EARTH
Presentation
THE EUKARYOTIC CELL WITH REVIEW
Presentation
Transcript
FaikKonica
Përmbajtja
Kontributi në kritikën letrare
Biografia
Biografia
Lindi në Konicë,më 5 mars 1875 , në një familje të vjetër feudale.Mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke,arabe dhe greke.Më vonë hyri në liceun perandorak francez të Stambollit dhe më pas kreu shkollën e mesme në Francë.Ndoqi studimet për filozofi në Dizhon dhe Paris. Fitoi disa konkurse , duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme.Më 1912 u diplomua në letërsi në Universitetin e Harvardit , në SHBA. Që i ri ,Konica e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.
Kontributi i Konicës në kritikën letrare
Ardhja e Konicës në letërsinë shqipe ishte e bujshme.Ai u bë që herët prijës i brezit të shqiptarëve të vitit 1900.I njohur si nismëtar i modernitetit shqiptar,Konica solli një model të ri në kulturën shqipe.
Konica solli një tip të ri humanizmi, i cili nuk kishte aspak të përbashkët me mallin apo frymën lëvdëruese mitike.Mendimi i Konicës përmbysi,ndërtoi dhe kundërshtoi.Ai pranoi se nuk ka zhvillim kulturor , pa u zhveshur kultura e deritanishme nga ndikimet e prapambetura , të cilat i quajti aziatike.
Kur Konica vjen te letrat shqipe,lexuesi shqiptar është ende një gjysmëanalfabet dhe që ka nevojë të theksuar për zgjim.Në këtë ndeshje të vështirë Konica zgjedh rrugën më të drejtë :gjykon rreptë fenomenet shqiptare ndërmjet kritikës dhe shkrimeve letrare,ndërsa përkthen dhe i jep botës vlerat më të zgjedhura nga letërsia ,artet , etnografia dhe historia e Shqipërisë.
"Albania" ,kryevepra e Konicës ,botoi autorët e brezit të tij.Tema qendrore e ksaj reviste do të jetë tema atdhetare,problemet e Lëvizjes Kombëtare,fati i Shqipërise,rrugët për çlirimin kombëtar etj.Nga ana tjetër ,ai do t'i kushtojë vëmendje të posaçme ndriçimit të historisë së popullit shqiptar,zbulimit të propagandimit të vlerave të tij etnokulturore , e veçanërisht krijimit të një gjuhe letrare.
Pas shpalljes së Pavarësisë,publicistika e Konicës ,e botuar në gazetën "Diell", do të merret me çështje të mprehta të kohës.Publicistika e tij shquhet jo vetëm për problematikën e pasur , por edhe për nivelin mjeshtëror të vlerësimit stilistik e kritik të prurjeve në këtë fushë.Konica e ktheu këtë formë të shkruari në një zhanër të mirëfilltë artistik në gjuhën shqipe.Ajo karakterizohet nga patosi atdhetar dhe nga shqetësimi qytetar . Tipari kryesor i saj është fryma satirike , fryma stigmatizuese dhe mohuese ndaj prapambetjes ,ndaj injorancës e së keqës.
Në shkrimin "Letërsia Shqiptare" , Konica shënjon cilësitë themelore të stilit të tij: saktësi në shprehje , mendime të prera, kulturë të mirë kombëtare dhe më gjerë dhe subjektivitet të ndjeshëm në shkrime.Kredon e tij kritike , Konica e shfaq te "Kohëtore e letrave shqipe ", që ishte menduar si hyrje në kronikën letrare të revistës "Albania".Idetë themelore të kritikës së Konicës janë moderne, por vlera e tyre matet brenda sistemit të letrave shqipe.
‘Konica është i rëndësishëm sot si shembull i jashtëzakonshëm i një njeriu që mundi të vështronte gjuhën si nga pikëpamja e folësit, si dhe nga pikëpamja e gjuhës vet. ’