Dita e Tokes
tresamoira
Created on April 20, 2021
Over 30 million people build interactive content in Genially.
Check out what others have designed:
Transcript
Moira Tresa, Hera Bleta, Martina Marku, Frensi Kurteshi
Dita e Tokes
Klasa 10C
"Toka eshte ajo c'ka te gjithe kemi te perbashket"
-Wendell Berry
Cfare eshte Dita e Tokes?
Eshte nje eveniment i pervitshem, i cili mbahet ne 22 prill, per te demonstruar suportin per mbrojtjen e mjedisit. Hapat e para të ndryshimit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e planetit erdhën me botimin e bestsellerit të Rachel Carson në New York Times, Pranvera e Heshtur në 1962 dhe me protestat studentore anti-lufte. Deri në këtë pikë, Amerika ishte thuajse e pavëmendshme për shqetësimet mjedisore dhe mënyrën se si një mjedis i ndotur kërcënon shëndetin e njeriut.Sot, Dita e Tokës njihet gjerësisht si kremtimi më i madh laik në botë, i shënuar nga më shumë se një miliard njerëz çdo vit si një ditë veprimi për të ndryshuar sjelljen njerëzore dhe për të krijuar ndryshime të politikës globale, kombëtare dhe lokale. Tani, lufta për një mjedis të pastër vazhdon me rritjen e urgjencës, pasi shkatërrimet e ndryshimit të klimës bëhen gjithnjë e më të dukshme çdo ditë.
Cfare po ndodh me Token?
Toka, është planeti ku zhvillohen te gjitha proceset njerezore. Ne e kemi shfrytëzuar dhe vazhdojme ta shfrytëzojme ate per qellimet tona personale, por kujdesi dhe sjellja e shoqërisë njerëzore ndaj tokës dhe mjedisit, vertete le per te deshiruar. Në të gjithë globin vërehen pyje të prera, zjarre shkatërruese, erozion dhe rrëshqitje, lumenj të shfrytëzuar pa kriter, shkatërrim të peizazhit dhe biodiversitetit, florës dhe faunës, humbje tëproduktivitetit të burimeve tokësore, shpërdorim të ujit, urbanizim kaotik, përmbytjet masive, pasojat të rënda nga ndryshimet klimatike dhe adoptime të pamjaftueshme.Ndotja kimike, përmbytjet e tokave bujqësore, ndërhyrjet në shtretërit e lumenjve, kanë ndikime direkte në degradimin e burimeve tokësore. Mijëra hektarë tokë bujqësore janë zënë mendërtime nga urbanizimi kaotik. Per fat te keq, vizioni i qartë për të ardhmen dhe përpjekjet për progres nuk jane kudo njësoj. Për pasojë, atje ku burimet tokësore nuk mbrohen nga degradimi, varfëria është në rritje, siguria ushqimore e përkeqësuar dhe e ardhmja e brezave vihet në diskutim.
Ndihma e secilit prej nesh mund te kete nje impakt shume te rendesishem ne mbrojtjen e Tokes. Ja se cfare mund te bejme ne, ne menyre qe ta ruajme mjedisin ku jetojme.
- Ricikloni mbeturinat tuaja dhe merrni pjesë në organizimin e fushatave të riciklimit.
- Mos hidhni mbeturina ne vendet e pacaktuara per to
- Përdorni më pak plastikë dhe leter.
-Vishni rrobat e nevojshme ne menyre qe te mos perdorni kondicionere.
- Përdorni transportin publik, biçikletën ose ecni kur mundeni.
- Kurseni ujin dhe energjine elektrike.
- Mos e shperdoroni ushqimin
- Refuzoni të blini atë që nuk ju nevojitet, sepse çdo artikull që nuk blini zvogëlon kërkesën për prodhimin e këtij artikulli.
- Bleni produkte që nuk shkaktojnë dëmtim të mjedisit dhe që kanë etiketa të çertifikuara.
- Ndërtoni dhe vendosni shtëpi shkopinjsh, zogjsh dhe koshere bletësh në kopshtin tuaj, mjediset e shkollës dhe hapësirat lokale të gjelbërta.
- Respektoni te drejtat e kafsheve
- Mbillni lule të egra vendase, pemë frutore dhe bimë miqësore për pjalmuese në kopshtin ose oborrin tuaj .
Faleminderit!